Policia e Shtetit ka mundur të arrestojë dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët akuzohen për një seri vjedhjesh me armë të ndodhura në vend, mes tyre dhe grabitjen e fundit në Rinas, ku u morën rreth 4.6 milionë euro. Burime bëjnë me dije se arr estimi i dy vëllezërve Klement dhe Eldi Çala është bërë në banesën e tyre të marrë me qira për një vit në zonën e Qerretit, në banesë të pranishëm kanë qënë dhe familjarët e tyre.
Policia u ka sekuestruar 150 mijë euro, 3 automjete Audi, 2 motora BMW, 2 armë zjarri janë gjetur në automjet dhe arme të tjera në banesë. Në një njoftim paraprak të policisë thuhet se në aksionin për arrestimin e vëllezërve Çala kanë marrë pjesë rreth 300 forca policore, ndërsa më pas do të jepen dhe detajet e plota të arrestimit. Lidhur me këtë operacion ka reaguar dhe ministri Sandër Lleshaj, i cili thotë se i është shtrënguar laku bandës së rre zikshme të Rinasit.
Ministri Lleshaj në Twitter: Kapja e dy protagonistëve kryesorë të grabitjes së vitit të kaluar në Rinas shënon një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar. Laku ndaj bandës së rre zikshme të Rinasit është afruar sot drejt mbylljes së plotë. Kjo goditje është edhe një mesazh i rëndësishëm ndaj kri mit: është vetëm çështje kohe! Përballja me ligjin dhe drejtësinë është e pashmangshme. Përgëzime për gjithë ekipin e Policisë së Shtetit që mundësoi këtë sukses inkurajues në këto ditë të vështira. Operacioni vazhdon….