Trajneri i Sapl, Luigi Di Biagio, ka dhënë një intervistë për La Stampa në lidhje me momentin që po kalon Italia, një nga vendet më të goditura nga Coronavirus.

Futbolli, siç ka shpjeguar ish-trajneri i Italisë U21, kalon në plan të dytë: “Sporti Italian është ndalur edhe është e drejtë kështu. Kampionati, ndeshjet, rezultatet: gjithçka është shumë larg mendimeve tona”, ka thënë ai.“Dhe kur do të rikthehemi asgjë nuk do jetë si më parë. Në mendimet e mia ka vend vetëm për njerëzit që vuajnë dhe për shpresën që të kthehemi të shohim dritën. Futbolli, sot, nuk ka kuptim”.