Siç raportohet nga e përditshmja uruguajane “Observador”, Luis Suárez ka dhuruar 500 shporta me ushqime dhe ndihma të tjera bazike për 500 familje në lagjen “Casavalle”. “Është më e pakta që mund të bëj për njerëzit që kanë nevojë më së shumti”, – tha sulmuesi i Barcelonës, i sensibilizuar për pasojat e zgjerimit të “Coronavirus”.Suárez planifikon ta përsërisë gjestin në lagje të tjera në nevojë dhe për këtë ka kontaktuar tashmë me qeverisjet lokale. Ai synon të ndihmojë fëmijët që hanin në mensat shkollore, të cilat e kanë ulur shërbimin e tyre për shkak të pandemisë globale. Ndërkombëtari uruguajan bëri një deklaratë për gazetën “Referí”: “Tani njerëzit nuk dëshirojnë të shikojnë më futboll, duan të dalin në rrugë pa frikë. Situata ime? Nuk më ka ikur mendja të kthehem në Uruguaj, sepse mënyra më e mirë për t’u kujdesur për uruguajanët është të qëndroj në shtëpinë time në Barcelonë.
Nëse keni nevojë për mua, do t’ju bëj ndihmoj nga distanca. Mendoj për fëmijët e mi, ndaj jam mbyllur në shtëpi, për të shmangur kontaktin me njerëzit dhe infektimin. Rekomandimi i dhënë nga qeveria dhe ekspertët është izolimi në shtëpi dhe kjo është ajo që njerëzit duhet të bëjnë”.