Në ditë të vështira si këto për mbarë planetin, ku mijëra njerëzve u duhet të përballen me probleme shëndetësore si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19 dhe ku bilanci i viktimave vazhdon e rritet, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Rama i konsideron frymëzuese pamje të tilla, nga ardhja në jetë e një fëmije. ““MIRËMËNGJES? uroj një ditë të lehtë për ju të gjithë me pamjet frymëzuese të spitalit ku lind jeta?”, shkruan ai.