Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetimet për depot farmaceutike, nisur nga rritja në mënyrë abuzive e çmimeve të maskave, alkoolit e dezifektantëve për shkak të kërkesës së rritur nga qytetarët si pasojë e koronavirusit. Hetimi është për periudhën 1 janar- 31 maj të vitit 2020. Autoriteti i bën thirrje depove të farmacive që të mos rrisin çmimet, në të kundërtën do të gjobiten 10% të xhiros vjetore.