Ne konferencen e pare per media, lidhur me situaten ne vend, pas konfirmimit zyrtar te dy personave te prekur nga koronavirusi, Silva Bino, shefe e Departamentit te Epidemiolgojise dhe Kontrollit te Semundjeve Infektive ne Institutin e Shendetit Publik ka deklaruar masat e marra ne perpjekje te kufizimit te perhapjes se semundjes.
Ajo ka bere me dije se jane gjurmuar 8 kontaktet e ngushta te pacienteve, qe mbreme, sapo dolen analizat, nderkohe qe sot jane vetekarantinuar ne menyre te kontrolluar 24 persona, qe kane pasur kontakt me dy te prekurit.“Gjurmuam 8 kontaktet e ngushta që mbrëmë në darkë, pas daljes së ekzaminimeve, janë marrë mostrat që janë në proces, sot janë gjurmuar 24 kontakte që janë vetëkarantinuar, i kontrolluar, po ju merren mostrat dhe janë këshilluar lidhur me to”0 tha Bino. Ajo beri me dije se jane gjurmuar edhe kontaktet e largëta. “Kontakte qe ne i quajmë kontaktet e dyta për te qenë sa më të sigurt, ne jemi në fazën që të kufizojmë sa të mundemi përhapjen e sëmundjes dhe është shumë e rëndësishme bashkëpunimi i qytetarëve, pacientët janë treguar korrektë lidhur me identifikimin e kontakteve dhe më pas kemi bërë gjurmimin”, tha Bino.