Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla jep një lajm të mirë për Shqipërinë në këtë periudhë të vështirë për të gjithë botën e për pasojë edhe për vendin tonë.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij të “Facebook” Balla bën me dije se  pak çaste më parë është informuar nga Zëvendës Presidenti Andrey Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

Postimi i plotë:

Bashkimi Europian nuk do ta lërë vetëm Ballkanin Perëndimor në këtë situatë të vështirë.

Sapo jam informuar nga Zëvendës Presidenti Andrey Kovatchev mbi vendimin e Grupit të PPE në Parlamentin Europian që mbështet kërkesën e Komisionerit të Zgjerimit Várhelyi për “mobilizimin e mbështetjes për vendet e Ballkanit Perëndimor përmes IPA, fleksibilitet të rregullave të ndihmës shtetërore, dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Qendrën Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC). Gjithashtu Grupi i PPE i kërkon Bashkimit Europian “të punojë me institucionet financiare të gjejnë mjete dhe mundësi për të financuar” vendet e Ballkanit Perëndimor.

https://www.eppgroup.eu/…/epp-group-supports-western-balkan…

Tre ditë më parë edhe grupi i S&D u shpreh në favor të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në mekanizmat e BE për përballimin e pandemisë së Covid-19. (Lexo.al)