Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit është shprehur se Presidenti prej kohësh e ka humbur të drejtën për të mbajtur postin e kryetarit të shtetit. Kjo deklaratë e Ballës vjen në një kohë kur Meta do të mbajë sot pasdite manifestimin e njoftuar me qytetarët.
“Nuk besoj që në këtë sallë të Parlamentit ka ndonjë që mendon ndryshe nga unë lidhur me mënyrën e qasjes së Presidentit të Republikës përkundrejt insitucioneve. Presidenti e ka humbur prej shumë kohësh të drejtën për të qenë njeriu që mbron unitetin kombëtar, por ka zbritur në terren ku prej kohësh ka qene e ktheu Presidencën në një nga selitë e opozitës. Kjo është një zgjidhje e tij. Ilir Meta mund të jetë një prej katërshes drejtuese të opozitës, por nuk mund të jetë kurrësesi Presidenti i Republikës”, tha Balla.