Bankat tregtare në vend, i bëjnë apel qytetarëve që të përdorin shërbimin online banking për veprimet financiare, si mënyra më e mirë për shmangien e prekjeve të parave, që mund të jetë burim infektimi në kushtet e përhapjes së COVID-19.
Apeli i bankave vjen në një kohë kur qeveria ka forcuar masat mbrojtje ndaj COVID-19, duke kufizuar ndjeshëm daljet nga shtëpia për qytetarët, ndaj bankat po i ftojnë klientët e tyre që të bëjnë pagesat online.
Bankat njoftojnë që të përdoren kanalet dixhitale e-banking për individë dhe biznese.
Online banging funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës.