Në ditët e kaluara është folur për mundësinë që Barcelona t’i përfshijë disa lojtarë në operacionin për të marrë Luatro Martinez nga Inter-i. Është folur për Arturo Vidal, një nga protagonistët e Juventuspit të Conte-s dhe një nga lojtarët që pritet të largohen nga katalanasit në fundin e sezonit të kaluar.

Emri tjetër i përmendur ka qenë ai i Arthur, por ky lajm është përgënjeshtruar nga mamaja e brazilianit. “Shkruhen lajmet pa ditur asgjë”, ka qenë komenti i saj për një postim të Fox Sport Brazil të bazuar te një shkrim i Tuttosport, që fliste për një përfshirje të djalit të saj në negociatat me Inter-in. Një përgënjeshtrim i publikuar në Twitter që është raportuar nga mediat kryesore spanjolle, veçanërisht nga Sport, që ka folur për një “shuplakë të madhe” nga ana zonjës Lucia kundrejt shtypit italian.