Derë më derë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar disa familje në Tiranë, sipas së cilit është njohur me gjendjen e vështirë në të cilin po jetojnë shqiptarët.

Duke e vënë theksin se kjo nuk është një fushatë elektorale, ku po mbledh vota, Basha shprehet shqiptarët po vuajnë nga një ekonomi e ulët dhe se ndryshimi do të vijë vetëm me ndryshimin e qeverisë.

“Për vizitë në familjet e Nikos, të Gëzimit dhe të Ilirit, te cilët jetojnë në të njëjtin pallat dhe ndajnë të njëjtat halle: ekonomi e dobët, papunësi e lartë dhe emigrim masiv. Me problemet e tyre përballet sot pjesa më e madhe e familjeve shqiptare. Pasi dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre, i sigurova ata se ne i kemi të gjitha mundësitë për një jetë më të mirë këtu në Shqipëri! Për këtë na duhet një ndryshim i madh në qeverisje, në botëkuptim dhe në prioritete për ta vënë në jetë këtë potencial të jashtëzakonshëm që do të garantojë kushte më të mira ekonomike për familjet shqiptare dhe do t’i japë fund largimit masiv nga vendi”, tha Basha.