Mbrëmjen e djeshme është nda rë nga jeta aktori, producenti dhe prezantuesi i njohur James Lipton. Sipas mediave ndërkombëtare, ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Neë York, në moshën 93-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar bashkëshortja e prezantuesit, e cila u shpreh: ‘Ka shumë histori për James Lipton por jam shumë i sigurtë që ai do mbahet mend si një person që e ka dashur punën që bënte dhe që kishte respekt për të gjithë njerëzit me të cilët ka punuar’.

Kujtojmë që James Lipton është dalluar për karrierën e tij të bujshme. Ai ka intervistuar emra të famshëm të ekranit si Morgan Freeman, Sean Penn, Betty Ëhite, Ben Affleck, Al Pacino, Halle Berry, Ron Hoëard, Anthony Hopkins etj.