Bashkia e Patosit po vijon me mbështetjen e qytetarëve në nevojë me ushqime dhe medikamente edhe në zonat më të largëta të saj. Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj tha se nga donacione të biznesit dhe qytetarëve kemi përgatitur dhe do të nis shpërndarja e pakove ushqimore dhe medikamenteve për rreth 100 familje në nevojë. Po ashtu, ajo theksoi se kemi zgjeruar edhe hartën e shërbimit social në banesë për pensionistët në të gjithë bashkinë, për tu evituar atyre lëvizjet për ushqime dhe medikamente.
“Kemi nisur këto ditë të zbatojmë nismën e qeverisë për të evituar daljet e pensionistëve. Kemi qenë në zonat e largëta për të shpërndarë paketa me medikamente e për të marrë kërkesat e qytetarëve”, bëri të ditur Balilaj. Sipas Balilaj, grupet tona të punës kanë evidentuar sipas zonave të moshuarit që jetojnë vetëm e nuk kanë të afërm në Patos, ndërsa me sportelet e Postës po koordinojmë shpërndarjen e pensioneve shtëpi më shtëpi. Ajo apelon qytetarët të raportojnë në numrat e publikuar prej bashkisë nëse njohin të moshuar që nuk kanë pranë njeri. Bashkia publikoi 3 numra, për njësitë administrative Patos, Zharrëz, dhe Ruzhdie ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë për të moshuar që kanë nevojë për ushqime apo medikamente.
Patos, Shkëlqim Beqiraj: 069 30 65 943 Zharrëz,Arben Semanjaku: 068 46 95 420 Rruzhdie, Agim Mesutaj: 068 20 36 282