Në të gjithë territorin e bashkisë Sarandë vijon shpërndarja e paketave ushqimore për shtresat në nevojë që trajtohen vazhdimisht me ndihmë sociale. Kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, thekson se “shpërndarja e ndihmave do të vazhdojë edhe në ditët në vijim duke aksesuar çdo qytetar nga kjo shtresë dhe për këdo që do të ketë nevojë”.
“Do të asistojmë çdo familje pensionistësh në qytet dhe në fshat që s’kanë familjarë apo të afërm pranë, në këto ditë te vështira. Ne i disponojmë listat me emrat, por kushdo që ka prindër, të afërm apo të njohur që jetojnë të vetëm mund të kontaktojë në numrat e kontaktit për çdo lagje apo fshat”, – tha Gurma. Në të gjithë vendin po vijon shpërndarja e ndihmave për personat e prekur nga tërmeti që jetojnë në çadra ashtu edhe tek pensionistët e vetmuar dhe familjet më të varfra kudo në Shqipëri.