Në kushtet kur vendi po vijon betejën me virusin COVID-19, Bashkia Ura Vajgurore ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për njerëzit në nevojë. Kryetarja e Bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, bën me dije se nga kjo ndihmë do të përfitojnë ato pensionistë që nuk kanë pranë vetes fëmijët dhe familjet në nevojë.

“Kemi nisur shpërndarjen e pakove ushqimore si një ndihmë për familjet në nevojë dhe pensionistët që nuk kanë pranë vetes familjarë që kujdesen për to. Askush nuk do ngelet vetëm këto ditë beteje me virusin COVID- 19. Punonjësit tanë të bashkisë do vijojnë misionin e tyre social dhe human për çdokënd që ka nevojë për ne”, shkruan Juliana Memaj.

Punonjësit e Bashkisë Ura Vajgurore janë kujdesur që krahas përdorimit të dorezave dhe maskave, të mbajnë dhe distancën me personat që përfitojnë pakot ushqimore, duke ua dorëzuar në derën e shtepisë ndihmat