Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutat me të rinjtë në kongresin e PS. Teksa një vajzë ka folur në këtë kongres, e cila tregon se me mamanë e saj ndajnë mendime bindje të kundërta politike, i është përgjigjur edhe kryeministri.

BATUTAT: “Unë quhem Rabina Hajdini. Dua një duartrokitje se është hera e parë që flas në këtë podium. Dua të falenderoj mamin sepse më bindi që të jem këtu edhe pse ndajmë bindje politike të ndryshme”- tha vajza. “Në radhë të parë vajzës që foli këtu me emocion dhe që e ka mamin me PD, të fala mamit. Shumë të fala mamit dhe komplimenta sepse vërtet mami shef larg dhe kupton që ndërkohë që ajo ka mbetur të PD vajza duhet të vijë te PS, sepse e ardhmja është këtu atje është e shkuara.”- tha Edi Rama.