Bayern Munich është duke bërë përpjekje të vazhdueshme ta transferojë Leroy Sanen nga Manchester City, duke provuar çdo mënyrë dhe tani edhe atë të shkëmbimit.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni i ka propozuar kampionit anglez një shkëmbim kokë me kokë David Alaba-Leroy Sane. Kampioni i Bundesligës vazhdon të jetë i etur për ta pasur në skuadrën anësorin e Kombëtares gjermane dhe për këtë është në gjendje t’i ndajë rrugët me austriakun që vlerësohet lart.
Megjithatë, thuhet se mbrojtësi i majtë nuk dëshiron të larë Bayernin për Manchester City-n. Kjo praktikisht do ta bënte të pamundur transferimin e Sane në Bayern përmes shkëmbimit.