Prej kohësh qarkullojnë lajme se Manuel Nojer do të largohet nga Bajerni në merkaton e verës, ku ai luan prej vitit 2011.Pikërisht për këtë arsye drejtuesit bavarezë i janë futur punës dhe po shikojnë për një zëvendësues, që t’ia besojnë portën sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, Bajerni pëlqen shumë portierin tjetër gjerman, Mark-Andre Ter Shtegen, i cili luan te Barcelona.
Madje thuhet se kampionët e Gjermanisë kanë gati 90 milionë euro për të marrë shërbimet e gardianit katalanas, pikërisht aq sa kërkojnë spanjollët për ta lënë të lirë.