Ish kryeministri Sali Berisha i ka uruar festën e Sulltan Novruzit besimtarëve bektashinj, teksa festa eshte ne permbyllje dhe ne “frymen” e fundit!
Berisha uron që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë më mirë, pa asnjë epidemi por edhe pa kryeministrin Rama.
“Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit!
Të dashur miq, sot bektashinjtë shqiptarë festojne Sulltan Novruzin. Kjo është një ditë e madhe, ditë e bekuar, është ditëlindja e Imam Aliut.
Kjo është një ditë besimi, mbarësie dhe shprese për të gjithë bektashinjtë por dhe mbarë besimtarët e Zotit.
Ndaj dhe le t’i urojmë ne se bashku të gjithe ata; Gezuar Sulltan Novruzin, ditën e jetes, lindjes dhe shpresës së pashuar!
Le të urojmë që Sulltan Novruzi tjetër të na gjejë me mirë pa asnjë epidemi por edhe pa Sulltan Salep Surrelin dhe narkoshtetin e tij! Gëzuar!”, shkruan Berisha.