Nëse jeni kuriozë të dini sesi i ka marrëdhëniet Besnik Krapi me mikeshat e ngushta të bashkëshortes Jonida Vokshi, Elvana Gjata dhe Olta Daku, tani mund ta mësojmë. Vetë Besniku ka treguar se me njërën prej tyre ka ende konflike që i mori shoqen. I ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun, ai u shpreh se Elvana Gjata është gjysma e gruas së tij dhe rivalitete nuk kanë.
“Jo, gjysma është e Elvanës, mos i përziejmë. Gjysma e gruas time është Elvana Gjata. Rivalitet me Elvanën nuk kisha se nuk shkon as diskutimi deri atje. Gjysma jemi gjysma. Dhe në dasëm thash ftoj gjysmën e gruas time që të na kurorëzojë. Shyqyr njëherë u bëmë komplet”. Ndërsa Olta Daku i dërgon ende mesazhe me hatërmbetje dhe Besniku ka lexuar njërin gjatë emisionit. “Ndërsa me Oltën kam akoma konl ifkte. Vetëm më g odet. Ja do të të tregoj një mesazh të Olta Dakut. Ra borë në Prishtinë dhe u gëzuam shumë sepse s’ka rënë shumë këtë dimër. Edhe unë e postova prej gëzimit dhe më thotë kështu: Më raftë pika ku më është martuar shoqja ime. Hajde të mbarojë dimri tani aty. Një tm err, gjithë ai yll, në një vend të tillë. Kjo jetë është e padrejtë”, ka treguar Besnik Krapi duke qeshur. Jonida dhe Besniku do të bëhen prindër për herë të parë! Sipas burimeve për “iconstyle.al”, Jonida është një pritje të një vajze dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.