Nga Mero Baze/ Ka gati një muaj që ndaj autoriteteve shëndetësore të vendit që mbulojnë epidemiologjinë, është zhvilluar një b etejë poshtëruese, për të ulur besueshmërinë e tyre dhe për t’i konsideruar gati kr iminelë, që po fshihnin të vërtetën për koronavi rusin. Sot, kur ne kemi dy të sëmurët e parë zyrtarë, me gjurmë të qarta inf ektimi nga Italia dhe të futur në Shqipëri në mënyrë të vetëdijshme, sistemi shëndetësor reagoi. Sali Berisha, Tritan Shehu, Ilir Meta, Petrit Vasili dhe disa media zëdhënëse të tyre, kanë më shumë se një muaj që terrorizojnë shqiptart me lloj lloj teorish konspirative, pse Shqipëria po fsheh të sëmurët, biles dhe të vd ekurit, sipas Sali Berishës. Sot, kur ne kemi të sëmurët e parë, është e qartë se këta janë të parët dhe po aq e qartë se nga ka ardhur virusi i tyre. Është ekzaktësisht ajo që kanë thënë çdo ditë autoritetet shëndetësore në vend.
Por mbi të gjitha, sot është e qartë se kush ka gënjyer dhe ka terr orizuar shqiptarët në më shumë se një muaj. Sot banda e kasandrave, në vend që të kërkonin falje për terrorin mbi një mujor, filluan të terr orizojnë shqiptarët në ditën e tyre më të keqe psikologjikisht, duke inkurajuar rebelim të të prekurëve, duke publikuar me ekranet e pagura të tyre pamje gjoja “dramatike” të kushteve në spitale, që në fakt nuk ishin aspak të tilla, dhe akoma më keq, duke tentuar të deformojnë dhe orgjinën e vi rusit të “pacientit zero”. Sot është dita kur ata humbën betejën e tyre politike me autoritet e shëndetësisë në vend, dhe dita kur shqiptarët duhet të kuptojnë se kë duhet të dëgjojnë për të përballuar këtë betejë, e cila është më shumë psikologjike, se sa shëndetësore. Dhe për ta çuar deri në fund be tejën e tyre kundër autoriteve shëndetësore, sot edhe presidenti shpalli një Task Forcë të tij, që njerëzit të mos raportojnë në numrin e urgjencës, por në numrin e Ilir Metës.
D.m.th tani kemi një Task Forcë qeveritare, një Task Forcë të Ilir Metës, një Task Forcë të Sali Berishës, e kështu me radhë. Me sa duket, kundërshtarët e qeverisë mendojnë se kjo fushatë, njësoj si ajo e tërmetit, mund t’i japë më shumë autoritet Qeverisë nëse e përballon me sukses, dhe duan të përfshihen si “Qeveri më vete” në këtë histori, me shpresë që të sabotojnë autoritetet shëndetësore. Dita e sotme provoi se Sali Berisha, Ilir Meta dhe të tjerë që po tentojnë të bëjnë “shtet paralel” dhe për koronavirusin, kanë tentuar të ngjallin te rror për dy muaj, duke shpikur të sëmurë dhe të v dekur nga koronavi rusi, me një ankth të madh që ai s’po vinte vërtet.Tani që erdhi, Sali Berisha ka filluar numëron mbi 300 të vd ekurit e Italisë, duke i kthyer në parashikime për Shqipërinë, me shpresë që do trembë shqiptarët. Shpresoj që këtu të mos ketë asnjë të vd ekur, por dhe nëse larg qoftë ka ndonjë vik timë, shifra do të jetë shumë larg 3000 të vde kurëve prej presidentit Berisha më 1997, 26 të vd ekurve prej Shkëlzen Berishës më 15 mars 2008 dhe 4 të vd ekurve prej kryeministrit Berisha më 21 janar 2011. Ata ndërruan jetë nga SaliVirusi në politikën shqiptare, pa pasur asnjë epidemi, përveç vi rusit të një njeriu që mendon se vd ekja është e vetmja rrugë që ai të ketë pushtet.