Pasditen e sotme, në emisionin “Ftesë në 5” është diskutuar një temë që lidhet me buxhetin në familje. Bëhej fjalë për pyetjen se cili nga individët në shtëpi duhet të mbajë portofolin dhe buxhetin e gjithë familjes dhe të ftuara kanë qenë disa gra të njohura, mes të cilave ka shpërtbyer edhe një debat. Në mes të debatit, në sy ka rënë qëndrimi i moderatores, Bieta Sulo, e cila ka treguar se secili duhet të mbajë buxhetin e tij.
Megjithatë në fund të gjithë diskutimit, realiteti duket se ka qenë ndryshe në familjen e saj. E pyetur nga gazetarja Ola Bruko, se kush i menaxhon paratë në shtëpinë e saj dhe moderatorit Albanit Dudushit, moderatorja është përgjigjur: “Zonjë deri në fund? Albani”. Kjo përgjigje e saj ka shkaktuar shumë të qeshura në studio dhe Bieta ka treguar se pavarësisbt kësaj, ajo e udhëzon Albanin nga telefoni për çdo gjë që i duhet.