423,515 të infektuar dhe 18,910 viktima është bilanci aktual i Covid-19, në mbarë botë.

Aktualisht situata paraqitet problematike në Itali, Spanjë dhe SHBA. Vendi më i goditur në Evropë, Italia numëron 69,176 të prekur dhe 6,820, ndërkohë që shifrat kanë ndryshuar me ritme të frikshme edhe në Spanjë. Saktësisht 42,058 infektime dhe 2,991 të vdekur.

Po kështu, SHBA mbërrin në 54,916 raste dhe 784 të pajetë. Ndërkohë në Iran, 24,811 raste dhe 1,934 viktima dhe në Francë 22,304 raste dhe 1,100 viktima.