Nga Altin Ketro
Ilir Meta doli mbrëmjen e së dielës, nën një tërsëllëmë që po e karakterizon gjatë javëve të fundit, për të denoncuar ligjin për pagesën e dividentit me efekte prapavepruese që u zbatua gjatë vitit 2019 dhe që i shtrinte efektet edhe për fitimin e pashpërndarë të kompanive nga viti 2018 e tutje. Pasi etiketoi me epitete vulgare kryeministrin dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, president i opozitës, zbuloi pas 15 muajve se ky është një ligj “kri minal dhe diskr iminues për mijëra biznese të ligjshme që e kanë paguar dividentin 15 për qind dhe kësisoj i ka shkaktuar buxhetit miliona euro humbje”. Jo vetëm kaq, por Ilir Meta deklaroi me bujë se do t’i de noncojë në SPAK autorët e ligjit, domethënë Këshillin e Ministrave dhe gjithë deputetët që e votuan. Një njëri i thjeshtë, që nuk e ka haberin rreth këtyre temave, mund të tmerrohet mbi këto “zul lume” të mazhorancës dhe t’i japë të drejtë presidentit të opozitës.
Po, si qëndron e vërteta? Ligji nr.94 i vitit 2018 ka bërë një ndryshim sa i përket normës së pagesës së dividentit duke e ulur nga 15 për qind, në 8 për qind, për periudhën nga viti 2018 e tutje me kusht që ai të shpërndadej deri më datë 20 gusht 2019. Që ta kuptojë populli i thjeshtë, dividenti është fitimi aksionerëve në një kompani. Në ndryshim nga taksat, tatimet dhe tarifat e tjera, të cilat janë të detyruara për t’u paguar në një periudhë të caktuar, dividenti, i cili siç thashë, është fitimi i ortakëve në një kompani biznesi, nuk është i detyruar me ligj që të shpërndahet. Nëse tatimin për vlerën e shtuar, tatim fitimin, detyrimet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, tatimin në burim, taksat kombëtare, etj., çdo biznes është i detyruar t’i paguaj në mënyrë të padiskutueshme, dividentin e mban të pashpërndarë edhe për 100 vjet të tjera, duke e lënë për të bërë investime në kompani ose për rritje të kapitalit. Pjesa dërr muese absolute e të gjitha kompanive shqiptare bënin pikërisht këto dy veprimet e fundit, dhe ishin shumë të pakta ato që e shpërndanin dividentin. Duke mos qenë detyrim për t’u paguar, por thjesht një e drejtë e aksionerëve të kompanive për ta shpërndarë ose jo fitimin e kompanisë, fitim i cili në fund shkonte në llogaritë personale të ortakëve, edhe buxheti i shtetit asnjëherë nuk i mbante shpresat tek mbledhja e këtij tatimi i cili gjithnjë ka qenë në nivele modeste në raport me të tjerat.
Ilir Meta bilbilosi duke nxjerrë si argument nenin 155 të kushtetutës në të cilin thuhet: “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.” Po ta lexosh në këtë formë, duket sikur Ilir Meta ka të drejtë në arsyetimin e tij për pjesën kur ky nen shprehet: “Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese.” Të qëndrojmë këtu tek ky argument dhe të bëjmë pak histori. Në vitin 2011, Ilir Meta dhe LSI-ja e tij ishin në pushtet me Partinë Demokratike dhe pjesë e qeverisë “Berisha”. Në atë vit, vetëm 17 ditë përpara zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011, Kuvendi me mazhorancë PD- LSI, miraton ligjin nr.10418, datë 21.04.2011 “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor e doganor”. Dhe, e dini bazën ligjore mbi të cilin u miratua ai ligj? As më pak, as më shumë, po pikërisht neni 155 i Kushtetutës. Çfarë ndodhi me miratimin e atij ligji me efekte po prapavepruese? Po i citoj: “Falen të gjitha detyrimet tatimore të personave fizikë, të regjistruara si subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, të mbetura të papaguara e që i përkasin periudhës tatimore deri më 31 dhjetor 2010. Falen të gjitha detyrimet tatimore të papaguara të individëve për periudhën tatimore deri më 31 dhjetor 2010. Falen detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuar në regjistrat e administratave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2008.
Detyrimet tatimore të papaguara të tatimpaguesve, persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2009, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 30 për qind të principalit të tatimit. Biznesit i falet gjithashtu borxhi tatimor e doganor, me të gjithë komponentet e tij, me gjoba dhe kamatvonesa deri me 31 dhjetor 2008. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit doganor për vitin 2009, u falen detyrimet që lidhen me këtë borxh, ndërsa per vitin 2010 nëse paguajne 100% të prinicipalit të borxhit doganor, u falen gjobat dhe kamatevonesat.Bizneseve që paguajnë 30% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2009, u falen detyrimet që lidhen me këte borxh. Bizneseve që paguajnë 50% të principalit të borxhit tatimor për vitin 2010, u falen të gjitha detyrimet që lidhen me këte borxh. Detyrimet tatimore të papaguara, të tatimpaguesve persona juridikë, apo persona fizikë, të regjistruar si subjekt i TVSH-së, që janë të evidentuara në regjistrat e administratave tatimore në periudhën 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2010, falen nëse tatimpaguesi, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, paguan 50 për qind të principalit të tatimi Bizneseve u falen kamate vonesat dhe gjobat për detyrimet për sigurimet shoqërore e shendetësore të papaguara. Bizneseve u krijohet mundësia që të vetedeklarojne detyrimet tatimore e doganore te padeklaruara për periudhën deri me 31 Dhjetor 2010 dhe nëse paguajnë 50% të diferencës qe rrjedh nga ky vetëdeklarim, u falet pjesa tjetër.
Të gjithë tatimpaguesve, subjekt i taksës vendore të biznesit të vogël, që janë dënuar me gjobë administrative për mosinstalim të pajisjeve fiskale dhe e kanë instaluar pajisjen fiskale brenda datës 28 shkurt 2011, u falen shumat e gjobave të papaguara për mosplotësimin në kohë të detyrimit për t’u pajisur me pajisje fiskale. Të gjithë tatimpaguesve, persona fizikë dhe juridikë, të cilët nuk kanë derdhur të gjitha detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lidhura me periudhën deri më 31 dhjetor 2010, u falen të gjitha shumat e gjobave dhe të kamatëvonesave.” Nuk po zgjatem më tej, sepse ligji parashikonte falje detyrimesh doganore për vite të tëra, si dhe një sërë faljesh për sektorë të tjerë. Tani kam një pyetje për Ilir Metën. Kur miratove atë ligj në vitin 2011, a e kishe parasysh që deri në miratimin e tij sa e sa biznese të ndershme kishin paguar kokërr më kokërr, sipas detyrimit ligjor, tvsh, sigurime shoqërore e shëndetësore, taksa vendore, detyrime doganore etj., etj., dhe një ditë të bukur shihnin që mijëra të tjerë që nuk i kishin paguar fare këto taksa e tatime u zerohej detyrimi?! Zoti president! Ligji i vitit 2018, nuk falte, por përgjysmonte dividentin. Pikërisht këtë tatim që Lulzim Basha është deklaruar se po të vijë në pushtet do ta bëjë zero. Dhe, siç thashë në hyrje të këtij shkrimi, dividenti nuk është një tatim i detyrueshëm për t’u shpërndarë. Kurse ato falje që miratuat ju dhe Sali Berisha në vitin 2011, PO! Ato ishin detyrime që duheshin paguar. Nën frymën e konferencës suaj të fundit për shtyp, meqë ai ligj i viti 2011 bazohej në nenin 155 të kushtetutës dhe i solli vërtet qindra milionë euro dëm buxhetit të shtetit dhe që vërtet diskriminoi biznese të ndershme, a do ta padisni në SPAK?!