Nga Bashkim Kopliku/
Kanë folur shumë për 30 mjekët e infermierët që Shqipëria dërgoi në Itali, dhe nuk shtoj gjë po mburra dhe unë këtë gjest burrërorë që bëmë.
Por, ia vlen të sjell këtu, një komenti nga fb, i para një viti, që është për ata që fatkeqësisht janë ngrysur nga kjo burrëria jonë e sotme.
Ja komenti im i dt. 27.03.2019, ora 06:00:
Një mik imi kritikoi Italinë…., e fatkeqësisht nuk është i vetëm ?….
Mendova ta ripostoj këtu në krye, përgjigjen time, si shenjë respekti për italianët e Italinë:
Komunizmin e prumë dhe e mbajtëm vetë ne shqiptarët, nuk na e prunë me dhunë as italianët as të tjerët…
Raketat sovjetike e nëndetëset e traktatit të Varshavës, të destinuara në radhë të parë kundër Italisë i kishim ne shqiptarët, bile me mburrja tip “shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut”…
Spiunët maoistë për shembjen e qytetërimit perëndimor italian, i dërgonim e i mbanim nga Shqipëria, ne shqiptarët…
Qendra-mijëra refugjatët tanë të uritur e të llahtarisur nga shkatërrimi i Vendit të vet, Shqipërisë. në 1991 i pritën e i strehuan, e u dhanë mundësi që sot të jenë nënshtetas të një prej vendeve më të nderuara e të shquara të botës, Italisë, po italianët…
Këtë e kanë bërë italianët me ne që në kohën e Skënderbeut, me arbëreshët…
Ne jemi vëllezër me italianët, atje jetojnë pothuaj gjysmë milioni shqiptarë….
E natyrisht, edhe në mes vëllezërve ka nganjëherë mospërputhje, gjë që është normale, e natyrshme….
MIK, të rrimë shtrembër e të flasim drejtë: kemi pasur fat që kemi kaq afër kë të vend të mrekullueshëm, Italinë!