Punonjësit e kujdesit shëndetësor mund të mos testohen për koronavirus edhe nëse kanë simptoma, bën të ditur Victoria Macdonald, korrespondente për Shëndetin dhe Kujdesin Social për stacionin e njohur britanik, Channel4News. Programi i korrespondentes MacDonald ka parë një dokument të Shëndetit Publik Britanik (NHS) në Angli që tregon se jo i gjithë personeli shëndetësor, që mund të shfaqë simptoma të koronavirusit do të testohet, për faktin e thjeshtë se nuk ka kapacitete për ta bërë këtë, pasi përparësia kryesore do t’u jepet atyre që kanë më shumë nevojë.
Në program shtohet se ky personel shëndetësor nuk duhet të komentojë edhe përmbajtjen e një dokumenti të lëshuar, sipas të cilit Shëndetit Publik Britanik pret që: 1. Deri në 80% e popullsisë në Britaninë e Madhe do të infektohet me COVID-19 në 12 muajt e ardhshëm2. Në këtë kuptim deri në 7,9 milionë persona mund të kërkojnë shtrimin në spital.