Guardiola ka mohuar që Fernandes ka qenë objektiv i Man City në të kaluarën. Fernandes u transferua në merkaton e janarit nga Sporting CP te United për mbi 50 milionë euro. Portugezi tashmë ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar aq asistime në të gjitha garat. Megjithatë, Pep Guardiola insiston se Bruno Fernandes s’ka qenë asnjëherë objektiv i Manchester City.
“Ashtu siç kam thënë shumë herë, ne lidhemi me mijëra lojtarë çdo muaj”, u shpreh Guardiola para derbit me Manchesterin të dielën në “Old Trafford”. “Nuk e di nëse agjenti i tij dëshiron të krijojë diçka lidhur me këtë”. “Por mendoj se klubi nuk ka qenë në kontakte me agjentin e lojtarit, por ata natyrisht se lidhen me këtë djalë dhe mijëra lojtarë nëpër botë”.