Ndërsa shumica prej nesh do të duhet të vendosen për tu izoluar në shtëpinë tonë, të pasurit po ndjekin bunkerët më të mëdhenj dhe po ikin në ishuj privatë për t’i shpëtuar koronavirusit.
Rising S Company, e cila prodhon bunkerë dhe strehime të sigurta, ka parë rritje të biznesit katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas CEO Clyde Scott.
Scott tha që ai kishte marrë thirrje nga e gjithë bota, përfshirë vendet që ai kurrë nuk kishte pasur klientë më parë, si Kroacia. Ai tha se mesatarja e kostos së modeleve që klientët shikonin aktualisht ishte 150,000 dollarë.
Larry Hall, një prodhues tjetër i bunkerëve me bazë në SHBA përmendi një klient që bleu një bunker pa e vizituar fizikisht. Dhe, megjithëse kërkimet vijnë nga Lindja e Mesme, SHBA, Japonia dhe Franca, shitjet e tij deri më tani kanë qenë për klientët amerikanë që punojnë në një sërë profesionesh, përfshirë doktorë dhe inxhinierë.
Çmimet e shtëpive variojnë nga rreth 500,000 dollarë deri në 2.4 milion dollarë dhe përfshijnë lehtësira si pishinë, palestër dhe madje edhe një mur për ngjitje shkëmbi.
Të tjerët kanë qenë në kërkim të një hapësire pak më të hapur, duke zgjedhur të vendosin një distancë detare midis tyre dhe virusit, duke shkuar në ishuj privat.
Ishulli Privat i Gladden, pak larg bregdetit të Belize në Karaibe, ka qenë veçanërisht i popullarizuar sepse lejon “intimitet të plotë”, shpjegoi Chris Krolow, Drejtori i Përgjithshëm i Shitjeve dhe Qirave në Ishujt Private. Një qëndrim kushton 2,950 dollarë në natë që dy persona të marrin me qira të gjithë ishullin.
Të tjertë gjithashtu kanë vendosur të marrin jahte private. Williams-Martin tha se biznesi i tij filloi të marrë thirrje nga klientët ekzistues, përfshirë ish ambasadorët. Gjithashtu të tjerë kanë marrë edhe aviona privat për fluturimet e tyre por numri ka qenë i vogël pasi çmimet e fluturimeve ishin shumë të larta. (CNBC)