Liverpool nuk do t’i akordohet titulli i Premier Ligës në rast se kampionati nuk do të përfundojë prej Koronavirusit. Paralajmërimi është bërë nga vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

 “Kam dëgjuar disa lajme të pavërteta se UEFA do t’i këshilloj kampionatet që t’i mbyllin sezonet tani dhe të shpallin kampione skuadrën në krye të klasifikimit. Mund të them se kjo nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është t’i mbyllim kampionatet dhe nuk ia kemi rekomanduar diçka të tillë asnjë kampionati”, tha presidenti i qeverisë europiane të futbollit.

Aktualisht Liverpooli kryeson Premier Leaguen me 25 pikë diferencë nga vendi i dytë, Manchester City.