Kryeministri Edi Rama tha sot se duhet të shohim jo vetëm errësirën që ka sjellë pandemia, por edhe dritën e bashkimit me Europën.
Duke komentuar vendimin për negociatat, kryeministri shtoi se Shqipëria nuk mund të festojë në këtë kohë..
“Unë mezi pres ditën e çlirimit nga ky virus për të festuar. Më në fund eshtrat e rilindasve prehen të qetë në varrezat e dëshmorëve evropianë. Flamuri i Gjergj Kastriotit do të valëvitet si i barabartë” – tha ai.
Rama shtoi se ka marrë përgëzime nga homologët e tij për masat e marra dhe shpejtësinë e reagimit të Shqipërisë ndaj koronavirusit.
“Mi bëni hallall mesazhet e mia ku shpesh kanë tone të forta për të këqijat e mëdha që na rrezikojnë nëse nuk jemi të vëmendshëm. Nuk dua t’ju lodh, por duhet t’ju përcjell sa mës humë shqetësimin që kam për secilin prej jush. Ju jeni familja ime” – tha Rama drejtuar qytetarëve.