Roberto Mancini, trajneri i Italisë, ka folur për atë që do të jetë fati i Euro 2020 në një intervistë të dhënë për emisionin 90esimo minuto  të Rai-t.“Të shtyhet Euro 2020? Unë përshtatem. Tani të mendojmë për personat që janë në spital. Ka qenë një javë e vështirë, por duhet të qëndrojmë në shtëpi”, ka thënë Mancio.

“Mund të imagjinoj njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre në këto ditë. Është një gjë e tmerrshme”.

Bashkë me Mancini-n ka qenë edhe trajnerja e kombëtares italiane të femrave, Milena Bertolini, që ka dhënë mendimin e saj në lidhje me emergjencën sanitare të vendit:

“Ne të kombëtares së femrave kishim një ide të qartë të asaj që po ndodhte. Jemi nisur menjëherë nga Portugalia dhe nuk kemi patur asnjë moment hezitimi. Futbolli është sporti i të gjithëve, por ka gjëra më të rëndësishme”.