Moderatorja e njohur Dajana Shabani është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon foto nga më të ndryshmet dhe së fundmi ka bërë publike dhe disa mesazhe që ka marrë nga fansat.Një ndër ta i ka shkruar se vetëm për t’u takuar me të është i gatshëm të paguajë 1000 mijë dollarë.

“Do të jepja 1000 dollarë, me dëshirën më të madhe vetëm të takoj, fiksim m’u ke bërë”, i shkruan ndjekësi dhe Dajana ia ka bërë të qartë që kjo nuk mund të ndodhë.”Dhe unë jap 5000 Euro, kështu kupton që nuk më takon dot”, është përgjigjur ajo.Ndërkohë dikush tjetër i shkruan se për të është në gjendje për të rezervuar të gjithë lokalet e restorantet e Tiranës.