Kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e frikshme të Coronavirusit, në Bjellorusi me sa duket nuk duan t’ia dinë për këtë gjë dhe nuk kanë marrë masa.
Madje, çmenduria më e madhe ka ndodhur dje. Në Superligën bjelloruse dje është luajtur derbi i Minskut mes FC Minsk dhe Dinamo Minsk.
Shumë tifozë kanë qenë të pranishëm dhe kjo gjë duket krejtësisht jashtë normales në këtë periudhë, pavarësisht se ata u kontrolluan në hyrje nëse kishin shenja të Covid-19. Sa i përket takimit, ai përfundoi me shifrat 3-2 në favor të FC Minsk.