Ky deklarim është vetëm për mjetet private, për oraret 06:00-08:00 dhe 16:00-17:00, që duan kryesisht të lëvizin për në punë! Për të deklaruar lëvizjen tuaj me automjet, ju lutemi të plotësoni formën në linkun e mëposhtëm: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet! Hapat që duhen ndjekur për plotësimin e formularit:
Linku me formularin e vetëdeklarimit është i publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit në këtë link: https://www .asp.gov. al/covi d-19-vetede klaro-lev izjen-me-automjet/. Klikohet mbi linkun: “Covid-19” – Vetëdeklaro lëvizjen me automjet!, plotësohet formulari i vetëdeklarimit dhe në fund të formularit klikohet butoni “SUBMIT”.