“Tuttosport” ka raportuar një lajm mjaft të bujshëm ditën e sotme, teksa shkruan se Philippe Coutinho mund të rikthehet tek Interi në fund të këtij sezoni.
Duket më shumë se një hipotezë ky lajm, pasi thuhet se braziliani do të përfshihet direkt në transferimin e Lautaro Martinez te Barcelona. “El Toro” duket se është i destinuar për të kaluar në “Camp Nou” dhe gjendur në këtë situatë, Inter kërkon të përfitojë shërbimet e Coutinhos.
Braziliani ka qenë pjesë e zikaltërve për disa vite, ndërsa në vitin 2008 erdhi edhe ndarja mes dy palëve. Tashmë, rikthimi duket diçka e mundshme. Coutinho është aktualisht pjesë e Bayern Munich, ku luan si i huazuar nga Barcelona, që zotëron edhe kartonin e fantazistit.