Në vijim të situatës së krijuar për shkak të përhapjes së COVID-19, Air Albania njoftoi se fluturimet e darkës, ZB1003 dhe ZB1004 për Stamboll do të ndërpriten duke filluar nga data 18 mars 2020 deri më 30 mars 2020.

Sipas njoftimit për shtyp të publikuar nga Tirana Airport Partners, fluturimet e mëngjesit ZB1001 dhe ZB1002 do të operojnë normalisht sipas orareve të përcaktuara.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontaktojnë kompaninë ajrore apo agjencitë e udhëtimit.