“Nëse mund të kthehesha përsëri prapa, do të bëja gjithçka përsëri në të njëjtën mënyrë. Tani është koha për veprim dhe përgjegjësi, pastaj për kritikë”.
Kryeministri italian Giuseppe Conte, i intervistuar nga gazeta spanjolle ‘El Pais’, për betejën kundër koronavirusit tha se “Ka një debat të madh publik në Itali por askush nuk ka propozuar një zgjidhje alternative për ato që kemi adoptuar si masa për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Përsa i përket lehtësimit të kufizimeve të paraqitura me dekretet e ndryshme, Conte bëri të qartë se është e parakohshme të flitet për këtë, të paktën tani për tani.
Kjo duhet “të ndodhë shumë gradualisht”; tha Kryeministri Italian- duke shtuar se çdo veprim do të bëhet në konsultim me komitetin shkencor.
Conte tha se bllokimi i aktiviteteve prodhuese është “një masë shumë e ashpër nga këndvështrimi ekonomik dhe nuk do të vazhdojë shumë gjatë. Kurse për shkollat dhe universitetet, ai tha se mund të bëhen ndryshime në mënyrë që studentët të mos humbasin vitin apo provimet.
Conte më pas e kthehu artikulimin e tij drejt Europës.
“Në këtë moment në BE po luhet një lojë historike. Europa duhet të reagojë duke shmangur gabimet tragjike”. Sepse, vazhdoi kryeministri italian, “rreziku është i qartë” se kjo krizë mund të nxisë anti europianizmin.
“Instinktet kombëtare, në Itali por edhe në Spanjë dhe gjetkë, do të jenë shumë më të forta nëse Europa nuk do t’ë jetë në lartësinë e detyrës dhe situatës”.
Giuseppe Conte tha se është koha për të prezantuar instrumenta të përbashkëta të borxhit europian. Problemi nuk është kur do të dalim nga recesioni, por dalja sa më shpejtë të jetë e mundur dhe se “koha është çelësi”.