Mbretëresha Elizabeth II ka anuluar festat në Pallatin Buckingham të Londrës dhe do të largohet nga pallati të enjten për në kështjellën Windsor si një masë paraprake pas shpërthimit të koronavirusit, tha sot familja mbretërore.
”Disa takime në Pallatin Buckingham këtë javë, përfshirë audiencën e mbretëreshës me kryeministrin Boris Johnson, do të zhvillohen ashtu siç ishin planifikuar”, shtoi ajo.
“Madhëria e saj do të transferohet në kështjellën Windsor për periudhën e Pashkëve, të enjten më 19 mars, një javë më parë se sa ishte planifikuar”, tha pallati.
Ka të ngjarë që mbretëresha të qëndrojë atje përtej periudhës së Pashkëve.