Rreth 500 ushtarakë shqiptarë dhe familjarë të tyre, por edhe studentë që studiojnë në akademitë ushtarake në vendet e NATO-s, gëzojnë shëndet të plotë dhe vijojnë shërbimin e tyre në misionet e Aleancës apo përfaqësitë tona diplomatike.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe shefi i SHPFA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, përmes një videokonference me përfaqësuesit më të lartë ushtarakë shqiptarë në strukturat dhe misionet e Aleancës apo atashetë ushtarakë në vendet e prekura më rëndë nga COVID-19 u interesuan për shëndetin e tyre dhe të familjeve.
Fatmirësisht asnjë prej ushtarakëve shqiptarë që shërbejnë jashtë vendit nuk ka simptoma të lidhura me COVID-19. Zonja Xhaçka i kërkoi ushtarakëve tanë të tregojnë kujdes me masat kundër virusit dhe i siguroi se do të jenë në kujdesin e vazhdueshëm të shtetit shqiptar.
Ministrja Xhaçka bisedoi me përfaqësuesin ushtarak shqiptar në NATO, gjeneralmajor Nazmi Cahani, përfaqësuesin shqiptar në Komandën Supreme të Forcave Aleate në Evropë, (Supreme Headquarters Allied Poëers Europe, SHAPE) kolonel Petrit Çuni, atashetë ushtarakë shqiptarë në Itali e Greqi, përfaqësuesin më të lartë shqiptar në misionin e Resolute Support në Afganistan, si dhe me përfaqësuesen më të lartë ushtarake në misionin e KFOR në Kosovë.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje shqiptarëve dhe partive të bllokut opozitar shqiptar që të rreshtohen në Frontin...
Ylljet Aliçka, romancier, diplomat dhe skenarist, ka rrëfyer në emisionin “Interview” në Euronews Albania, detaje nga jeta e tij si mësues para se të...
Nga Pëllumb Xhufi
5 Maji, dita e Dëshmorëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, nuk është një datë thjesht konvencionale, e njohur si “Dita e Dëshmorëve të Atdheut”.
Është...