Me koronavirus është prekur Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Serbi, Branisllav Blazhiç, shkruan B92.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan, i cili tha se Bllazhiq është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd.
“Është duke u mjekuar në klinikën infektive, gjendja e tij shëndetësore është stabile”, ka shtuar Trivan.
Kujtojmë që Bllazhiq është nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së koronavirusit në Serbi.