Edhe kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis, i është nënshtruar testit për koronavirus. Mediet fqinje raportojnë se kreu i qeverisë greke ka rezultuar negative. Të dhënat e testit janë bërë të ditura nga zëdhënësja e kryeministrit Mitsotakis, Aristotelia Peloni, e cila tha se testit për COVID-19 i janë nënshtruar edhe familjarët e kryemkinistrit, që fatmirësisht kanë rezultuar të gjithë negativë.
Gjithashtu, Peloni informoi se duke pasur parasysh që bashkëshortja e Stelios Petsa, i cili është zëdhënësi i qeverisë, kishte rezultuar pozitive me Covid-19, u testuan të gjithë punonjësit e Pallatit Maximus, ku të gjithë rezultuan negativë. Deri më tani në Greqi janë regjistruar 4 vikt ima dhe 331 të infektuar me Covid-19.