Në Sarandë bashkia është duke shpërndarë paketa ushqimore për të moshuarit e vetmuar, shtresat në nevojë dhe komunitetin rom.
Kreu i bashkisë, Ardian Gurma i bëri thirrje komunitetit të qëndrojë në shtëpi, ndërsa mbështetja ushqimore do të vijojë.
Qyteti është dizinfektuar në të gjithë hapësirën publike dhe do të vijohet me lagjet e brendshme. Kufizimet e lëvizjes janë duke mbajtur në Sarandë edhe persona që nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt familjeve. Edhe ata po përballin vështirësi të shumta.
Ndërkaq 6 punonjëse që shërbejnë për fëmijët jetimë janë nën karantinë brenda institucionit që prej nisjes së emergjencës. Edhe Saranda nuk ka ende raste të dyshura me koronavirus, ndërsa komunikimi përmes portit të Sarandës është i ndërprerë.