Një 38-vjeçar me profesion avokat pritet të referohet në prokurori për t’u hetuar për pandeminë Covid-19. Policia dyshon tha një burim i gazetës “Si” se avokati ka përhapur panik në popullatë përmes rrjeteve sociale. Çështja është zbuluar gjatë monitorimit të “Facebook”-ut të shtetasit Roland Islami nga Maqellara e Dibrës. Ai aludon, tha eksperti i policisë për gazetën “Si”, se virusi Covid-19, nuk është një sëmundje, por është një armë e përhapur me avion në dy baza. Njëra epiqendër në Wuhan dhe tjetra në Itali.

Avokati shkruan në datën 17 mars: “Sipas informacioneve të fundit që kam unë, dy avionë të mbushur me lëndë radioaktive Covid-19 kanë shpërthyer në ajër, njëri në hapsirën ajrore kineze dhe tjetri në hapësirën e Europës me qendër Italinë”. Në këto kushte, – vazhdon a, – nuk është virus, por lëndë radioaktive biokimike që ka shpërthyer në hapësirë, prandaj rekomandohet mos dalim nga shtëpia. Pra jemi viktima të një sulmi terrorist në tentativë për në vendet e tjera, por që shpërtheu në Kinë dhe Europë. Si mendoni të jetë e vërtetë pasi unë nuk dua ta besoj?”

Ky status ka sjellë reagime, thotë burimi policor, ndaj duhet hetuar doemos për përpahje paniku ndaj popullatës.

Por…

Por burimet e gazetës “Si” pohojnë se po këqyren edhe faqe të tjera që sërish do të referohen, si ajo e një shtetasi qe paralajmëron se “më kanë thënë se nga uria do shpërthejnë demonstrata si ajo e 1997 në Shkodër”.

Një tjetër me inicialet Gj.TH analizon mospërgatitjen e policisë në rast revolte nga Koronavirus. “Materiale janë postuar edhe në Youtube”, tha ekskluzivisht burimi i gazetës ‘Si’, – dhe këto po sekuestrohen me qëllim vënien para përgjegjësisë të këtyre shtetasve që po krijojnë frikë në popullatë”.

Në analizat e dy të dyshuarve që gazeta “Si” u disponon edhe emrat, por për shkaqe hetimore nuk po i publikon, pasi ata vazhdojnë të jenë nën monitorim pasi kanë pritje ekstremiste, shqiptarët cilësohen si banda të uritura dhe koronavorusi si një armë biologjike. “Kjo armë kontrollohet nga këshilli i NATO-s dhe anglo-amerikanët, pasi në Iran po vdesin figura politike”.

Një tjetër 30-vjeçar vazhdon të shkruajë sakaq se ai po priste të ndodhte ndonjë krim, pasi virusi është hedhur qëllimisht për të goditur tregjet dhe njerëzit dhe për të gjunjëzuar ekonominë, çka më pas sjell sipas tij protesta dhe përmbysje të rendit kushtetues. Policia thotë për gazetën “Si” se janë gati tetë persona që do të vendosen nën hetim për përhapje paniku gjatë pandemisë Covid-19.