Shifra të frikshme vijnë nga Spanja ku vetëmnë 24 orët e fundit kanë humbur jetën 812 persona. Deri tani numrii personave që kanë humbur jetën është 7340 ndërsa të infektuarit ia kanë kalaur dhe Kinës duke shkuar në 85.195.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se numri total i viktimave në vendin Iberik ka arritur tashmë në 7340, ndërsa numri i personave të konfirmuar si të prekur nga Covid-19 ka shkuar në 85195.

Shifra ka një rënie të lehtë nga raportimi i një dite më parë, ku numri i viktimave bë harkun e 24 orëve ishte raportuar 838. Spanja është shteti i dytë në botë pas Italisë per numrin e te vdekurve.