Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet spanjolle, informon gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Spanjë, se pezullohen të gjithë procedimet administrative përgjatë gjendjes së emergjencës, për shkak të COVID-19.
“Si rrjedhojë, të gjithë shtetasit e huaj, që nuk mund të kthehen në vendet e tyre të origjinës nuk do të preken gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme dhe po ashtu nuk do të ketë sanksione për tejkalimin e afateve të qëndrimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë Europën dhe Punët e Jashtme.