Tashmë, kush do të dalë për të bërë pazar duhet të marrë leje. Kjo vlen duke filluar nga e hena pra mund te cosh mesazh te dielen dhe te marresh pergjigje te henen.
E gjithë procedura do të zhvillohet në e-albania. Por ndërkaq, ata që s’kanë akses në internet apo nuk kanë një smart phone, lejen mund ta marrin thjesht duke dërguar një sms.
Të gjitha hapat i shpjegon drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj si më poshtë:
SI MUND TË APLIKOSH PËR LEJE DALJE:
Konkretisht, qytetari hap faqen e-Albania dhe klikon në shërbimin “Leje për dalje”. Pasi vendos emrin, një person i vetëm i familjes, orën e lëvizjes (1 orë në fashën 05.00-13.00) dërgon kërkesën e cila miratohet menjëherë. Në email do merrni konfirmimin.
SHUMË MË PYESIN: PO UNË QË S’KAM INTERNET APO SMARTPHONE?
Qytetarët që nuk aksesojnë dot internetin, mund të bëjnë kërkesën 24 orë para me SMS përmes numrit FALAS 55155. Në mesazh dërgohet numri i kartës së identitetit dhe ora e lëvizjes ( psh IxxxxxxxxB 10.00)
Dhe po, me SMS, qytetari merr miratimin e lëvizjes.
Kujtoj, që vetëm një person në familje mund të aplikojë për “Leje për dalje”. Pensionistët dhe moshat e thyera nuk do pajisej me leje pasi është jetike që ata të qendrojnë brenda.
Në telefonat tuaj, ruani emalin apo SMS miratuese e cila duhet ti tregohet policisë në rast ndalimi. Mungesa e lejës ju penalizon me gjobë”.
Top Channel