Drejtoria e Shërbimit të Transportit Publik apeloi sot qytetarët të evitojnë maksimalisht lëvizjet, mjetet e transportit publik si dhe sportelet.“Evitoni mjetet e transportit, të mbyllura, me shumë pasagjerë ose ku hyjnë e dalin shumë udhëtarë, kabina, vagonë, taksi, janë faktor risku nr.1 për përhapjen e virusit. Sidomos ato ku qëndrimi/udhëtimi zgjat mbi 15 min”, thuhet në apelin e DPSHTP.
Po ashtu, apelohet të evitohen lëvizjet jashtë vendit (rrugë, ajër, tokë, det) pasi konsiderohen faktor risku sepse udhëtohet mbyllur dhe në grup duke rritur rre zikun e kontakteve me persona ende mbartës të virusit.Evitimi i transportit publik qytetës, rreth qytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar zvogëlon riskun e marrjes së koronavirusit.
Ndihmon shumë përdorimi i ma skave dhe dorezave, qëndrimi në distancat e duhura nga çdo person tjetër, si dhe larja e vazhdueshme e duarve pas çdo udhëtimi!Njëkohësisht, DPSHTRR apelon qytetarët të evitojnë sa më shumë ardhjet në sportel dhe përdorimin e shërbimeve online.Ndjekja e njoftimeve zyrtare dhe respekti i urdhrave shtetërore në fuqi është detyrim qytetar dhe përgjegjësi ligjore e çdo shtetasi.