Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke i uruar mirëmëngjesi shqiptarëve, ka theksuar edhe njëherë se bashkë do ia dalim.
Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe njësitë lokale është duke zhvilluar operacione humanitare për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që ndodhen në çadër.
Ministrja Xhaçka ka bërë me dije se janë mbi 60 000 familje të asistuara deri më tani me ndihma ushqimore.