Kristiano Ronaldo i ka bërë vetes dhuratë një makinë të re gjatë kohës që po qëndron në karantinë në shtëpinë e tij në Portugali. “Bild” zbulon se bëhet fjalë për një makinë jashtë serie “Bugatti Centodieci”, që do të prodhohet vitin e ardhshëm vetëm me 10 ekzemplarë.
Ylli portugez i Juventusit, aktualisht ndodhet në Madeira dhe e ka porositur makinën e re, e cila do t’i kushtojë deri në 9.5 milionë euro dhe do të mund t’i dorëzohet pronarëve të rinj vetëm në vitin 2021. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka aktualisht në koleksionin e tij të makinave të luksit një “Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse”. Gjithçka do të jetë e personalizuar me inicialet e “CR7”.
“Centodieci”, do të ketë një motor 8 litërsh W18. Shpejtësinë nga 1-100 km/h ajo e arrin për 2.4 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 380 km/h.
“Bild” kontaktoi me prodhuesin francez, të cilët as e konfirmuan dhe as e mohuan nëse futbollisti ishte një ndër 10 blerësit e makinës së tyre të ardhshme.
Sipas Tuttosport, edhe Cristiano Ronaldo i është bashkuar iniciativës për të hequr dorë nga një pjesë e pagës së tij.
Shtypi italian ka bërë të ditur se 35-vjeçari ka pranuar që nga paga e tij të hiqen 3.8 milionë euro, një pagë e ngjashme me bashkëlojtarët e tij te Juventusi.
Ky vendim është marrë pas një bisede me kapitenin e skuadrës Giorgio Chiellini që të heqin dorë nga një pjesë e pagës dhe të ndihmojnë klubin.