Dy persona nga Lushnja janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus gjatë orëve të fundit.
Ata janë nënë e bir, të cilët dyshohet se janë infektuar nga kontaktet e fundit të djalit në Itali ku ka punuar si shofer furgoni me linjën Shqipëri-Itali.
Gruaja 74-vjeçare u dërgua mbrëmë me urgjencë në spitalin Infektiv, ndërsa djali 44 vjeç u vetëkarantinua në shtëpi.
Ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, raporton AbcNews.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se janë evidentuar 19 raste të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 123 numrin total të personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri, ndër të cilët 5 kanë ndërruar jetë.